Pas Arsenalit, edhe skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar.
Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Tottenhami po insiston në transferimin e Aouarit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri i londinezëve Nuno Espirito Santo.
Madje, për ta bindur Lyonin në lirimin e tij, Tottenhami është i gatshëm t’i ofrojë 30 milionë euro.
Aouar 23-vjeçar këtë edicion ka dy paraqitje kampionale me Lyonin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm