Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami në garë për Aouarin

Pas Juventusit e Arsenalit, edhe skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mesfushorin francez Houssem Aouar.

Mediumet franceze kanë raportuar të martën se drejtuesit e Tottenhamit tashmë e kanë kontaktuar Lyonin për transferimin e mesfushorit 23-vjeçar.

Aouar pritet të largohet nga Lyoni gjatë kësaj vere dhe ekipi francez po kërkon rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë. Ai është produkt i akademisë së Lyonit kurse me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2016. Aouar ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023 dhe sezonin e shkuar ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar katër herë në 33 ndeshje në të gjitha garat.