Te Arsenali janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar përkundër që ekipi francez ka insistuar se ai do të mbetet pjesë e klubit të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Arsenali po synon transferimin e 23-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi dështoi ta bindë Lyonin në lirimin e tij gjatë verës.
Bëhet e ditur se “Topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e Auoarit.
Mesfushori këtë edicion ka qenë titullar i rregullt te Lyoni dhe në pesë paraqitje në Ligue 1 ka asistuar dy herë. Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023.