Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Houssem Aouar. “The Mirror” shkruan se Arteta po bën presion te zyrtarët e klubit londinez që të bëjnë të pamundurën për ta transferuar francezin gjatë këtij muaji.
Aouar është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Premier League por Lyoni për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 45 milionë euro. Arsenali pati shprehur interesim për Aouarin edhe para fillimit të këtij edicioni por klubit francez pati refuzuar ofertën prej 30 milionë eurosh.
23-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri vitin e ardhshëm kurse këtë edicion ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 26 paraqitje.