Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kthen interesimin për Aouarin

Arsenali është i vendosur që gjatë këtij afati kalimtar të forcohet edhe me një mesfushor. Mediumet britanike, kanë njoftuar të premten se Arsenali ka kthyer interesimin për Houssem Aouarin e Lyonit.

Ekipi londinez thuhet se i ka bërë ofertë zyrtare Lyonit në vlerë prej 20 milionë eurosh për mesfushorin 23-vjeçar.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, edhe vitin e shkuar e kishte kërkuar Aouarin, por Lyoni kërkonte 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Aouar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Lyonin që i skadon në vitin 2023 dhe është i gatshëm ta vazhdoj karrierën në Angli. Ai pati tetë gola e katër asistime sezonin e shkuar në 33 ndeshje për Lyonin.