Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aouar drejt Anglisë

Mesfushori Houssem Aouar pritet ta vazhdojë karrierën në Premier League. “L’Equipe” ka njoftuar të enjten se Aouar po shqyrton ofertat nga skuadrat e shumta angleze dhe është i interesuar që sezonin e ardhshëm të luajë në elitën e Anglisë.

24-vjeçari në fund të këtij sezoni do të mbetet lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën e Lyonit. Interesim për Aouarin kanë shfaqur edhe ekipet nga Italia, por 24-vjeçari dëshiron të paraqitet në Premier League.

Mësohet se një prej ekipeve favorite për t’i siguruar shërbimet e Aouarit mbetet Tottenhami. Këtë sezon, Aouar ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në dhjetë ndeshje të luajtura për Lyonin.