Kampioni i Anglisë, Manchester City, është futur në garë për mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar, ka raportuar të premten “Goal”.
Krerët e Cityt do të nisin kontaktet me Aouarin në fillim të vitit të ardhshëm, pasi synojnë ta transferojnë në fund të këtij sezoni. Aouar verën tjetër do të jetë lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez.
24-vjeçari është produkt i akademisë së Lyonit, ndërsa prej vitit 2016 është pjesë e ekipit të parë.
Këtë edicion, Aouar ka vetëm një paraqitje në kampionatin francez. Krahas Cityt, interesim për shërbimet e mesfushorit francez ka shfaqur edhe Juventusi.
Artikuj të ngjashëm