Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami favorit për Ndombelen

Ekipi i Tottenhamit po konsiderohet favorit për të transferuar mesfushorin e Lyonit, Tanguy Ndombele. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet e huaja.

Mësohet se Tottenhami është pajtuar të ofrojë 80 milionë euro dëmshpërblim për Ndombelen, i cili pëlqehet nga trajneri Mauricio Pochettino, transmeton Koha Ditore.

Ndombele 22-vjeçar, pritet të largohet nga Lyoni gjatë kësaj vere edhe pse ka kontratë deri në vitin 2023. Ai edicionin e fundit ishte ndër më të dalluarit në pozitën e tij në Ligue 1.

Ka shënuar tri gola dhe ka asistuar tetë herë në 48 ndeshje për Lyonin. Ndombele që karrierë ka bërë edhe te Amiensi, po kërkohet edhe nga Manchester City, Juventusi e PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm