Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndombele kthehet te Lyoni

Mesfushori francez Tanguy Ndombele është kthyer te skuadra e Lyonit.

Ekipi nga Ligue 1 e ka prezantuar Ndombelen të hënën. Ndombele është huazuar te Lyoni nga Tottenhami dhe ekipi francez ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

25-vjeçar ka luajtur dy vjet te Lyoni përpara se të transferohet te Tottenhami në vitin 2019 por te ekipi anglez Ndombele nuk arriti ta dëshmojë veten. Këtë sezon, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 16 paraqitje për Tottenhamin.