Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndombele arrin marrëveshje me Lyonin

Tanguy Ndombele ka udhëtuar drejt Francës për të kompletuar transferimin te Lyoni.

Mediat angleze kanë njoftuar se skuadra e Lyonit ka arritur marrëveshje personale me lojtarin e Tottenhamit.

Ndombele do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe gjatë ditës së hënë do të prezantohet nga klubi i Ligue 1. 25-vjeçari ka shtatë paraqitje për Francën.

Lyoni e ka kërkuar në formë huazimi Ndombelen, me të drejtë të blerjes. Ai ishte transferuar te Tottenhami pikërisht nga Lyoni.