Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami do ta blejë kartonin e Kulusevskit

Tottenhami do ta blejë përfundimisht kartonin e Dejan Kulusevskit nga Juventusi.

Sulmuesi i krahut i ka bindur drejtuesit e klubit anglez pas paraqitjeve në Premier League.

Sipas “Calciomercato”, krerët e klubit anglez kanë vendosur ta blejnë përfundimisht Kulusevskin.

21-vjeçari është huazuar nga Juventusi për një vit e gjysmë.

Kulusevski në nëntë paraqitje në Premier League ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime.