Real Madridi apo Barcelona pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i qendërmbrojtësit Pau Torres nëse largohet nga Villarreali pas përfundimit të sezonit aktual. Kështu, ka thënë trajneri i Torresit te Villarrëali, Unai Emery në një intervistë për mediumet spanjolle.
Torres 24-vjeçar ka regjistruar 27 paraqitje këtë edicion te Villarreali dhe ka fituar një vend titullari te Përfaqësuesja e Spanjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTorres vlerësohet ndër mbrojtësit më të dalluar në La Liga dhe Reali e Barcelona tashmë kanë bërë oferta për transferimin e tij.
“Ne jemi krenarë që futbollisti ynë, Pau Torres po kërkohet nga Reali e Barcelona, që besoj se do të jenë destinacioni i tij i ardhshëm. Nëse Torres largohet nga Villarreali, atëherë do ta bëjë për Realin apo Barcelonën”, ka thënë Emery.
Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro.