Skuadra e Real Madridit po insiston për qendërmbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres, të cilin synon ta transferojë në verë. Bëhet e ditur se Reali është i gatshëm të paguajë mbi 50 milionë euro vetëm për ta bindur Villarrealin në lirimin e tij.
Torres te Reali po shihet si zëvendësim ideal për kapitenin Sergio Ramos, i cili pritet të largohet nga madrilenët kur t’i skadojë kontrata.
Torres këtë edicion është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 65 milionë eurosh. 24-vjeçari ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024, kurse këtë sezon ka regjistruar 26 ndeshje. Ai ka edhe shtatë paraqitje me Spanjën.