Sulmuesi Fernando Torres pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Newcastlet gjatë miniafatit kalimtar të janarit, ka njoftuar të enjten "Daily Mail".
Torres 33-vjeçar, që këtë edicion nuk po ka minutazhë tek Atletico Madridi, te Newcastle do të ribashkohet me trajnerin Rafael Benitez, me të cilin ka punuar te Liverpooli, transmeton Koha Ditore.
Bëhet e ditur se Torres te Newcastle do të transferohet si futbollist i lirë, pasi Atletico do t'ia shkëpusë kontratën gjashtë muaj para skadimit.
Torres këtë edicion nuk ka shënuar asnjë gol në dhjetë paraqitje tek Atletico. Newcastle do të jetë ekipi i tij i tretë në Angli, pasi ka luajtur edhe në Chelsea e Liverpool.