Newcastle Unitedi ka bërë gati ofertën për shërbimet e mesfushorit Carlos Alcaraz, ka njoftuar të premten “Sky Sports”. Bëhet e ditur se Newcastle do të ofrojë mbi 20 milionë euro për transferimin e argjentinasit në afatin kalimtar të janarit nga Southamptoni.
20-vjeçari po shihet si përforcim i duhur te Newcastle, ndërsa këtë edicion po luan në Championship me Southamptonin.
Në 7 ndeshje të luajtura deri më tani, Alcaraz ka shënuar 1 gol ndërsa ka kontratë me Southamptonin deri në vitin 2027.
Ai iu bashkua ekipit anglez në fillim të këtij viti nga Racing Clubi i Argjentinës. Alcaraz po monitorohet edhe nga kampioni i Italisë, Napoli.
Artikuj të ngjashëm