Mesfushori Carlos Alcaraz është përforcimi më i ri i skuadrës së Southamptonit në afatin kalimtar të janarit. 20-vjeçari te Southamptoni është transferuar nga Racing Club, ka njoftuar klubi argjentinas të martën. Për kartonin e Alcarazit, skuadra angleze ka paguar 13.5 milionë euro.
Ai së shpejti do t’i bashkohet ekipit të ri, me të cilin do të firmos kontratë afatgjate.
Alcaraz ka kohë që është pjesë e ekipit të parë të Racingut dhe në total ka regjistruar 83 paraqitje, duke realizuar 13 gola dhe asistuar gjashtë herë. Ai bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të Racingut pas Lautaro Martinezit, i cili në vitin 2018 iu bashkua Interit për 25 milionë euro.