Jetmir Topalli e ka shënuar golin e gjashtë në rangun e dytë të futbollit të Turqisë.
Sulmuesi nga Kosova ka shënuar gol në ndeshjen që skuadra e tij Istanbulspori, barazoi në shtëpi kundër Keciorengucu, 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së 29-të të Ligës së Parë të Turqisë.
Topalli e realizoi golin e barazimit në minutën e 44-rt të ndeshjes. U asistua nga Eslem Ozturk. 24-vjeçari luajti deri në minutën e 70-të.
Valon Ethemi ishte titullar te vendësit dhe e kompletoi ndeshjen. Eduard Rroca u inkuadrua në minutën e 70-të.
Arb Manaj ishte në bankën rezervë te mysafirët, por nuk u inkuadrua fare.