Jetmir Topalli ka shënuar gol për skuadrën e Istanbulsporit.
Golin e pestë sezonal, Topalli e shënoi në fitoren 3:1 të Istanbulsporit në udhëtim te Balikesirspori.
Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 26-të të Ligës së Parë, që është rangu i dytë i futbollit të Turqisë.
Topalli e shënoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 66-të.
Topalli ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 73. Valon Ethemi ishte titullar po ashtu dhe u zëvendësua në minutën e 31-të. Eduard Rroca te vizitorët u inkuadrua në minutën e 73-të.
Në stol te vendësit ishte Oltion Bilalli.