Katër klubet më të mira në Superligën e futbollit të Rusisë konfirmuan të premten se kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër përjashtimit nga garat evropiane të sezonit të ardhshëm për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Skuadrat si Zeniti, Dynamo Moska, Sochi dhe CSKA Moska, të gjitha do të kualifikoheshin për pjesëmarrje në garat e UEFA-s, bazuar në renditjen aktuale që e kanë në Kampionat. Ato kanë thënë se kanë kërkuar që rasti të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar. Shorti për rundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve është caktuar të tërhiqet më datën 14 qershor.
“Veprimet kundër klubeve ruse bazohen vetëm në përkatësinë e tyre kombëtare, kundërshtojnë parimet sportive dhe janë në thelb diskriminuese, për aq sa futbolli pushon së qeni i qasshëm për të gjithë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga skuadra e Sochit. “Ne shprehim sinqerisht shpresën tonë që vendimi i CAS-it do të korrespondojë me vlerat sportive të përcaktuara nga UEFA në kuadër të aktiviteteve të saj dhe me frymën e konkurrencës në futboll”.
Ky rast i ri U bashkohet ofertave ligjore nga ekipet dhe federatat ruse në një mori sportesh të ndryshme.
UEFA ndaloi klubet ruse nga garat e saj në një paketë sanksionesh të shpallur më 2 maj, e cila gjithashtu përjashtoi Përfaqësuesen e femrave të Rusisë nga Kampionatin Evropian të këtij viti dhe kualifikimet për Kupën e Botës 2023. Përfaqësuesja e Rusisë në konkurrencën e meshkujve ishte përjashtuar më parë nga garat e plejofit për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katari 2022” nga FIFA, pasi kundërshtarët e ekipit rus u zotuan se do t’i bojkotonin ndeshjet kundër tyre. Përjashtimi i katër klubeve nga Rusia do të krijonte një efekt goditjeje për skuadrat në të gjithë Evropën në sistemin e ndërlikuar të UEFA-s, të shorteve të bazuara në vlerësimet kombëtare për Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Vendi i fituesit të Premier Leagues të Rusisë, Zeniti, në fazën e ardhshme të grupeve të Ligës së Kampionëve do t'i kalojë Celticut si kampion i Skocisë, sipas listës së përditësuar të UEFA-s. Deri më tani, CAS-i, duke zgjidhur mosmarrëveshje dhe ankesa të ngjashme, ka lënë në fuqi vendimin e organit drejtues të sanksioneve, me këtë rast pritet një aktgjykim i ngjashëm edhe në lidhje me ankesën e top-skuadrave të Rusisë.
Vendimi i UEFA-s gjithashtu bëri që kompania e njohur e veshmbathjeve sportive “Nike” të ndërpresë sponsorizimin e fanellave me skuadrën e Rusisë, Spartak Moska.