Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tonalit i zyrtarizohet dënimi edhe nga FIFA

Sandro Tonali

Mesfushori i Newcastle Unitedit, Sandro Tonali, e ka nisur dënimin prej 10 muajsh, pasi edhe FIFA e ka zgjeruar suspendimin e tij në tërë botën.

23-vjeçari u dënua nga Federata e Futbollit të Italisë të enjten për shkak të thyerjes së rregullave të bastvënies.

Newcastle ka thënë se ai do të jetë i gatshëm për ndeshje zyrtare më 7 gusht 2024.

Dënimi i Tonalit u zyrtarizua edhe nga klubi anglez të shtunën.

“Sandro Tonali është dënuar për 10 muaj dhe vendimi ka hyrë në fuqi prej së premtes më 27 tetor 2023, për shkak të bastvënies ilegale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e skuadrës së Premier Leagues.

Tonali po ashtu është gjobitur edhe me 20 mijë euro.

Edhe Tonalit i përfundon dënimi në fund të gushtit Futboll Tonalit i përfundon dënimi në fund të gushtit

Megjithatë, mesfushori italian do të mund të stërvitet me Newcastlen.

23-vjeçari u transferua te Newcastle në verë nga Milani për 64 milionë euro.