Nga dita e premte, mesfushori i Newcastlet dhe Italisë, Sandro Tonali, e ka nisur dënimin 10-mujor që e mori për përfshirje në bastvënie ilegale.
Suspendimi i Tonalit do të thotë se ai nuk do të mund të luajë për Newcastlen në këtë edicion, dhe po ashtu do të mungojë tek Italia e Luciano Spallettit, nëse sigurohet Evropiani i vitit të ardhshëm.
Megjithatë, ai është i përfshirë në listë për ndeshjen kundër Wolverhamptonit. Atij do t’i lejohet të luajë nga gushti i vitit 2024.
Kjo është edhe periudhë prove për Tonalin. Nëse ai zbulohet se është i përfshirë sërish në bastvënie ilegale, dënimi do t’i zgjatet në 48 muaj.
Po ashtu, Tonali ka marrë edhe gjobë prej 20 mijë eurosh.
Artikuj të ngjashëm