Mesfushori i Newcastle Unitedit, Sandro Tonali, është akuzuar për thyerje të rregullave të bastvënies edhe nga Federata e Futbollit të Anglisë.
23-vjeçari është duke e vuajtur suspendimin prej 10 muajve nga Federata e Futbollit e Italisë nga muaji tetor, për thyerje të rregullave të bastvënies në Itali.
Tonali iu bashkua Newcastlet nga Milain në korrik të vitit të kaluar për 64 milionë euro.
Federata e Futbollit e Anglisë tani e akuzon Tonalin se ka vënë 50 baste në ndeshjet prej 12 gushtit deri më 12 tetor të vitit 2023.
Tonali u dënua nga Federata e Futbollit të Italisë pasi kishte vënë baste me ekipet e tij, Brescia dhe Milan.
Më vonë, FIFA vendosi që dënimi ta përcjellë Tonalin edhe më gjerë.
Edhe
Tonalit i përfundon dënimi në fund të gushtit
“Newcastle United pranon akuzat për sjellje jo të mirë nga Sandro Tonali në lidhje me rregullat e bastvënies të Federatës angleze”, ka thënë klubi të enjten.
Dënimi i Tonalit do të thotë se ai nuk do të mund të luajë deri në muajin gusht dhe nuk do të mund të paraqitet në “Euro 2024”.