Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tomori e Abraham përfshihen në listën e Southgatet

Tammy Abraham dhe Fikayo Tomori janë përfshirë në listën e Anglisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Italisë dhe Gjermanisë.

Ndeshja ndaj Italisë do të luhet më 23 shtator në “San Siro”.

Përzgjedhësi Gareth Southgate e ka parë nga afër Abrahamin në humbjen e Romës 4:0 nga Udinese dy javë më parë, si dhe ndaj Empolit javën e kaluar, kur sulmuesi shënoi golin e dytë të sezonit.

Tomori ishte në mesin e mbrojtësve më të mirë në Serie A sezonin e kaluar, ndërsa së fundmi vazhdoi kontratën me “rossonerët”.

Italia është e treta në Grupin C të Ligës A me pesë pikë. Anglia është e fundit me vetëm dy pikë. Hungaria prin në grup me shtatë pikë. Përcillet nga Gjermania që ka një më pak.