Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, e ka përfshirë qendërmbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomorin, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit të këtij muaji.
Tomori ka luajtur vetëm një herë për Anglinë më parë kur ishte pjesë e Chelseat.
Mbrojtësi iu bashkua Milanit si i huazuar në janar dhe e kompletoi transferimin gjatë verës.
Me Anglinë ka debutuar kundër Kosovës në kualifikimet për “Euro 2020”, por nuk ishte pjesë e ekipit në fazën finale.
“Kam mbetur i impresionuar. Mendoj se sezonin e kaluar e përfundoi shumë mirë. E kemi përcjellë atë gjatë edicionit të shkuar dhe po luan shumë mirë sivjet. Është në një klub që duhet të fitojë në çdo javë. Ka luajtur mirë kundër Liverpoolit dhe Juventusit”, theksoi përzgjedhësi Southgate.
23-vjeçari i lindur në Calgary të Kanadasë, ndërsa golin e vetëm për Milanin e shënoi kundër Juventusit në sezonin e kaluar. Ka luajtur 30 ndeshje garuese qëkur iu bashkua “kuqezinjve”.