Sulmuesi i krahut, Bleart Tolaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit.
23-vjeçari të premten është prezantuar te kampioni i Kosovës dhe me Ballkanin ka firmosur kontratë trevjeçare.
Në njoftimin e Ballkanit, thuhet se Tolaj e ka forcuar pjesën ofensive, ndërsa menjëherë i është bashkuar ekipit në Ohër të Maqedonisë së Veriut në fazën përgatitore.
Tolaj edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Malishevës, për të cilën shënoi 7 gola dhe bëri 4 asistime në 31 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.