Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tolaj sqaron se për kë do të luajë në sezonin tjetër

Bleart Tolaj

Bleart Tolaj ishte zyrtarizuar si futbollist i Gjilanit në mbrëmjen e 1 korrikut. Pak minuta më vonë, me postim kishte dalë edhe Ballkani i Suharekës, që kishte njoftuar se Tolaj ka vazhduar me klubin suharekas edhe për dy edicione. 

 

Tolaj më herët kishte nënshkruar për Gjilanin kontratë dyvjeçare. Dhe ka shpjeguar të premten gjatë ditës, se do të mbetet te kjo skuadër. 

“Dua ta bëj të qartë se unë zyrtarisht jam lojtar i Gjilanit. Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe i përkushtuar maksimalisht për të dhënë gjithçka për fanellën e klubit”, ka shkruar Tolaj në Facebook. 

Postimi i klubit Gjilani dhe Ballkani për arritjen e marrëveshjes

Ai ka kërkuar falje për konfuzionin e krijuar, dhe ka thënë se ai është përgjegjës për këtë situatë. 

Edhe E pazakontë, Tolaj zyrtarizohet te dy ekipe njëkohësisht Futboll E pazakontë, Tolaj zyrtarizohet te dy ekipe njëkohësisht

Tolaj po ashtu ka bërë të ditur se në dy ndeshjet e para të Ligës së Konferencës, do të jetë pjesë e Ballkanit, e më pas do t’i bashkohet Gjilanit për sezonin e ri. 

“Kërkoj mirëkuptim nga të gjithë për situatën e krijuar dhe shpresoj që me këtë sqarim të mbyllet çdo keqkuptim”, ka shkruar Tolaj të premten.

Postimi i plotë i Tolajt