Futbollisti i Ballkanit, Bleart Tolaj, është shpallur më i miri i xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.
Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja, nëpërmjet një komisioni të veteranëve të futbollit.
Tolaj i shënoi dy gola në fitoren 5:0 të Ballkanit në udhëtim ndaj Malishevës. Kjo ndeshje u zhvillua të martën.
“Ndeshjet kundër Malishevës janë gjithmonë të vështira dhe nuk e kemi pritur që fitorja do të ishte kaq e lehtë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, sepse nuk po mungojnë rezultatet. Jemi në rrugën e duhur për synimin tonë – të shpallemi kampionë”, ka thënë Tolaj pasi pranoi çmimin “Ylli i Javës”.