Futboll

Aliu i Malishevës, më i miri i xhiros

Altin Aliu

Çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të Malishevës, Altin Aliut.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të hënën se Aliu është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.

25-vjeçari Aliu ishte vendimtar të shtunën duke i shënuar dy gola në fitoren e Malishevës ndaj Prishtinës së Re në udhëtim. 

Malisheva fitoi me rezultatin 2:0. 

“E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrë shumë të mirë, duke e analizuar në detaje kundërshtarin. Malisheva është duke punuar në këndelljen e ekipit dhe shpresojmë që do të jemi në objektivat tona, si zakonisht. Objektivi i klubit tonë është dalja në Evropë. Kemi pasur një lodhje dhe jemi duke e rimarrë formën tonë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë gjatë lojës. Është ndjenjë e mirë të shpallesh lojtari më i mirë i javës dhe shpresoj që të shpërblehem më shpesh me këtë çmim”, ka thënë Aliu për faqen zyrtare të FFK-së.