Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër medalje për Distria Krasniqin

Distria Krasniqi

Distria Krasniqi ka fituar tjetër medalje me rëndësi. Ajo të premten e fitoi medaljen e bronztë në garën Grand Prix të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Për medalje të bronztë Distria e mposhti lehtë kinezen Yeqing Zhu. Ndaj saj fitoi me dy uazari të shpejtë.


Distria ndalet në çerekfinale, kërkon të bronztën

Distria Krasniqi është ndalur në çerekfinale të Grand Slamit në Tbilisi. Në një luftë të fortë, që zgjati 10 minuta, Distria humbi nga spanjollja Ariane Toro Soler.

Tani e kërkon të bronztën me repesazh.


Distria fiton me uazari

Edhe Bronz dhe 500 pikë për Distrinë nga gara “në vlugun e përgatitjeve” Sport Bronz dhe 500 pikë për Distrinë nga gara “në vlugun e përgatitjeve”

Distria Krasniqi ka kaluar pengesën e dytë në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi. Në kategorinë deri 52 kg, Distria në xhiron e tretë e mposhti holandezen Naomi Van Krevel. Ndaj saj fitoi me uazari.

Në xhiron e dytë Distria e kaloi rusen Iana Zhilkina. Distria është bartëse e parë.