Gjithçka tjetër, do të ishte dështim për mitrovicasit
Trepça ’89 është kthyer në aksion, duke nisur përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia e Kosovës, shfrytëzojë pak ditë pushim, pas pjesëmarrjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe eliminimit nga Vikinguri.
Me ambicie për të mbrojtur titullin e fituar kampionatin e kaluar, dhe sërish daljen në Evropë, kampionët e Kosovës, ka disa ditë që kanë nisur përgatitjet për sfidat e ardhshme, që pritet të jenë më të “nxehta” sesa në kampionatet e kaluara.
Trajneri i mitrovicasve Zekirija Ramadani, përkundër se këtë edicion e sheh si më të vështirë, ai thotë se objektivi kryesor është mbrojtja e titullit të kampionit, bën të ditur “Sporti në KTV”.
Edhe kapiteni Shpëtim Idrizi, pret që ky kampionat të jetë më i fort dhe i vështirë për skuadrën e tij.
Në anën tjetër, përforcimet e verës Kushtrim Lushtaku dhe Odi Henry Chibuze, janë shprehur të bindur, se mund të fitojnë titullin e kampionit të Kosovës.
Trepça ’89 në kuadër të përgatitjeve, gjatë fundjavës që shkoi, i zhvilloi dy miqësore kontrolluese, kundër Gjilanit e 2 Korrikut, duke triumfuar në të dyjat.