Trepça ’89 kërkon titullin e parë në histori të klubit në futbollin kosovar.
Një gjë të tillë, mitrovicasit synojnë ta arrijnë me trajnerin nga Maqedonia, Zekirija Ramadanin, i cili erdhi në janar për ta zëvendësuar të larguarin, Veton Çitaku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo39 vjeçari, në një intervistë për Sportin në KTV, thotë se kërkon Evropën me 89-shin dhe e pranon se presioni i titullit është prezent qysh në fillim.
Ish – trajneri i Shkupit dhe Flamurtarit të Vlorës, kërkon diçka të veçantë nga lojtarët në mënyrë që të kenë sukses dhe aq shumë e do fitoren, sa që spektaklin e do ta lërë në plan të dytë. Ai tregon se ku është dallimi ndërmjet futbollit kosovar dhe atij maqedonas.
Trajneri shqiptar nga Shkupi i Maqedonisë, debutoi me fitore kundër Hajvalisë me rezultat 4:0, në kuadër të Kupës së Kosovës dhe tani në çerekfinale do të takohen ndaj rivalit lokal, Trepçës.
Ndërkaq ndeshjen e parë të kampionatit në pranverë, skuadra e Ramadanit e luan të dielën ndaj Drenicës në ‘Riza Lushta’, përballje që nis në orën 13:00.
Stinorin pranveror, Trepça ’89 e nis nga pozita e parë me 39 pikë, tri më shumë se Llapi që zë vendin e dytë.