Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozëve u ndalohet hyrja në stadium, tentojnë t’i kapërcejnë barrierat

Tifozët e futbollit në Kupën e Botës janë përballur me një situatë të vështirë para fillimit të ndeshjes mes Marokut dhe Kanadasë që u zhvillua në “Al-Thumama Stadium”.

Janë publikuar fotografi ku tifozët kanë tentuar të kapërcejnë barrierat për t’u futur në stadium, pasi sigurimi nuk i kishte lejuar të futen brenda edhe pse kishin bileta.

Stadiumi u mbyll edhe pse shumë persona kishin mbetur me biletat e ndeshjes nëpër duar.

Në një video të publikuar, shihet se si policia intervenon për ta zgjidhur situatën por numri i madh i tifozëve të nervozuar bënte të pamundur një gjë të tillë.

Me situatën e tensionuar, një pjesë e tifozëve kapërcyen barrierat për të tentuar të futen në stadium, por nuk patën sukses.

Edhe Maroku avancon në çerekfinale me fitore bindëse ndaj Kanadasë Botërori 2026 Maroku avancon në çerekfinale me fitore bindëse ndaj Kanadasë

Stadiumi i ndeshjes mes Marokut dhe Kanadasë, ka një kapacitet prej 44 mijë ulësesh.

Në fund, Maroku triumfoi 2:1 për të përfunduar i pari në Grupin F me shtatë pikë dhe për të avancuar në 1/8 e finales.