Me mijëra karrige të zbrazëta janë parë në stadiumin “Levi’s” gjatë barazimit befasues të Katarit 1:1 me Zvicrën të shtunën në Kupën e Botës.
Pasditja e së shtunës në “Bay Area” kishte edhe temperatura të larta, 28 gradë Celsius, ndërsa shumë vende ishin të zbrazëta në pjesën lindore të stadiumit.
Tifozët e Zvicrës kishin fanella të kuqe të ndezura, ngjyra të cilat u përzien me atë të karrigeve të kuqe.
Zyrtarisht të pranishëm ishin 67 mijë e 966 tifozë, që është afër kapacitetit prej 68 mijë e 827 ulëseve për ndeshje të Kupës së Botës.
Por u raportua se një e katërta e stadiumit ishte e zbrazët.
Të premten, FIFA ka thënë se vendet janë të zbrazëta pasi tifozët duan ta shikojnë ndeshjen në këmbë dhe janë në korridore të stadiumit.