Dhjetëra tifozë të Manchester Unitedit kanë zbritur në terrenin stërvitor të klubit Carrington për të protestuar kundër pronarëve të klubit, familjes Glazer.
Pankartat ku shkruhej “Glazers jashtë” dhe “Turp për të veshur fanellën e Unitedit” u mbajtën jashtë portave të kompleksit, me drejtuesit e Unitedit që kanë rritur sigurinë dhe kanë njoftuar policinë.
Tifozët e klubit anglez kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat edhe në stadium në ndeshjen e Premier Leagues ndaj Norwichit, të shtunën.
Në një deklaratë të Unitedit shkruhej: "Kishte një protestë të vogël dhe paqësore jashtë terrenit të trajnimit Carrington sot. Ne respektojmë opinionet e fansave dhe mbetemi të përkushtuar për të forcuar angazhimin tonë me ta”, thuhej në njoftim.
Protestat e tifozëve kanë ardhur si shkak i rezultateve të dobëta të klubit këtë edicion.
-
Tifozët e Unitedit planifikojnë protesta të vazhdueshme kundër familjes Glazer
-
Vazhdojnë protestat e tifozëve të Manchester Unitedit
-
Protestat mund ta shtyjnë sërish duelin United – Liverpool
-
Tifozët e Manchester Unitedit futen në fushë në shenjë proteste ndaj pronarëve amerikanë
-
Tifozët e Unitedit u bëjnë thirrje pronarëve të ardhshëm ta mbështesin Ten Hagun