Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët argjentinasë kërkojnë bileta

Qindra tifozë argjentinasë të enjten janë mbledhur para hotelit të zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Argjentinës në Doha të Katarit, dhe kanë kërkuar bileta për finalen e Kupës së Botës.

Tifozët kanë thënë se nuk ka më bileta zyrtare për finale, ndërsa ato në treg të zi shiten deri në 5 mijë dollarë. Ata kanë thënë se nuk mund ta përballojnë një shumë të tillë të parave.

Shumë prej tyre e kanë përcjellë Argjentinën që nga fillimi i kampanjës së Botërorit, por nuk kanë arritur t’i sigurojnë biletat për finalen historike.

Argjentina luan të dielën kundër Francës në finalen e Kupës së Botës 2022.