Federata e Futbollit të Kroacisë ka siguruar bileta shtesë për tifozët kroatë për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar kundër Argjentinës.
Ndeshja gjysmëfinale luhet të martën nga ora 20:00. “Federata kërkoi nga FIFA bileta shtesë të cilat edhe i siguroi”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Federatës kroate.
Shitja e biletave do të bëhet “online”, ndërsa janë të ndara në tri kategori.
Biletat për kategorinë e parë kushtojnë 1.038 euro, ndërsa të Kategorisë së dytë 716 euro dhe biletat e kategorisë së tretë 388 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Tifozët e Argjentinës protestojnë për biletat e finales, çmimi shkon mbi 4000 dollarë
-
Tifozët argjentinasë kërkojnë bileta
-
Ende ka në shitje bileta për ndeshjen e “padërshiruar” Angli – Francë
-
FIFA ka gati 1200 bileta në shitje për finale, çmimi 7380 dollarë
-
Austria nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Kosovës