Pasioni i tifozëve argjentinas për përfaqësuesen e tyre në Kupën e Botës ka sjellë shpenzime të mëdha financiare.
Mijëra përkrahës kanë udhëtuar drejt vendeve pritëse të turneut për t’i ndjekur nga afër ndeshjet, duke shpenzuar për udhëtime, akomodim, bileta dhe shpenzime të tjera. Sipas vlerësimeve, shuma totale e shpenzuar nga tifozët argjentinas mund të arrijë deri në 500 milionë dollarë.
Rreth 45 mijë argjentinas kanë udhëtuar deri më tani për të ndjekur Kupën e Botës. Kjo shifër është rreth 30 për qind më e lartë se në Botërorin e kaluar.
Përveç tifozëve argjentinas që tashmë ndodhen në Shtetet e Bashkuara për finalen ndaj Spanjës, rreth 4 mijë e 500 të tjerë pritet të mbërrijnë në orët në vijim.
Me një shpenzim mesatar prej rreth 13 mijë dollarësh për person, këta tifozë do të shtojnë edhe rreth 58 milionë dollarë të tjerë, duke e çuar totalin e shpenzimeve të argjentinasve që udhëtuan për në Kupën e Botës në 513 milionë dollarë.