Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Linja ajrore e Argjentinës shton edhe dy fluturime tjera për finalen e Botërorit

Linja ajrore e Argjentinës ka planifikuar dy fluturime shtesë nga Buenos Airesi në Katar për të çuar tifozët e futbollit në finalen e Kupës së Botës. Të gjitha biletat për dy fluturimet e “Aerolineas Argentinas” u shitën shpejt.

I pari niset nga kryeqyteti i Argjentinës të premten në mëngjes dhe biletat për atë fluturim u zhdukën brenda gjysmë ore pas fitores 3:0 të ekipit ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të martën. Biletat për fluturimin e dytë, i cili niset të premten në mbrëmje, dolën në shitje herët të mërkurën dhe u shitën brenda disa orëve, tha linja ajrore në një deklaratë.

“Ne ishim në gjendje të arrijmë në fazën përfundimtare të këtij operacioni të suksesshëm falë fitoreve të ekipit që na lejuan të vazhdojmë të planifikojmë fluturimet”, tha presidenti i linjës ajrore, Pablo Ceriani.

“Tani ne duhet t'i mbështesim ata në këtë ndeshje të fundit dhe shpresojmë ta rikthejmë Kupën e Botës përsëri në shtëpi”.

Linja ajrore shiti 540 bileta vajtje-ardhje për dy fluturimet, ku secila kushtonte më shumë se 11,000 dollarë.

Edhe Tifozët argjentinasë kërkojnë bileta Sport Tifozët argjentinasë kërkojnë bileta

Fluturimet janë 19 orë me një ndalesë karburanti në Romë. “Aerolineas Argentinas” ka ofruar gjithsej 12 fluturime për Kupën e Botës.

Finalja e Kupës së Botës është të dielën në stadiumin “Lusail”.