Youri Tielemans ka refuzuar ofertën e skuadrës së Leicesterit për vazhdimin e kontratës.
Sipas “Daily Mail”, mesfushori u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.
Kontrata aktuale e belgut skadon në vitin 2023.
Për shërbimet e 25-vjeçarit interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.
Leicesteri për ta lënë të lirë lojtarin po kërkon rreth 50 milionë euro.