Youri Tielemans nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete nga asnjë skuadër, ka bërë të ditur Leicester City, të martën.
Ditë më parë u raportua se për mesfushorin belg interesim ka shprehur Arsenali, por një gjë e tillë është mohuar. Tielemans me ish-kampionin e Anglisë ka kontratë edhe një vit. Reprezentuesi i Belgjikës iu bashkua klubit anglez nga Monaco në janar të vitit 2019.
Më herët karrierë ka bërë edhe te Anderlechti. Tielemans ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023.