Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiemi e mposht Nadalin në ATP Finals

Tenisti austriak Dominic Thiem e ka mposhtur sot Rafael Nadalin në “O2 Arena” të Londrës, në kuadër të ATP Finals.

Thiem fitoi me 7:6, 7:6, në ndeshjen e fazës grupore.

Thiem në xhiron e radhës të enjten do të ndeshet me Andrey Rublevin, ndërsa Nadali me Stefanos Tsitsipas.

“Ishte meç i madh nga fillimi deri në fund. Dhuruam spektakël”, ka thënë Thiem, shkruan BBC.

ATP Finals është turne ku marrin pjesë tetë tenistët më së miri të ranguar në botë.

Artikuj të ngjashëm