Dominic Thiem ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në takimin e sotëm, duke kaluar në finalen ATP.
Tenisti austriak fitoi në O2 Arena me 7-5, 6-7 (10-12), 7-6 (8-6) ndaj Gjokoviçit, derisa ky i fundit udhëhoqi një herë 4-0.
Thiemit i mbetet të ndeshet me Rafael Nadalin ose Daniil Medvedev, ku ndeshja mes këtyre dy të fundit do të zhvillohet sonte me fillim nga 20:00.
“Mendova se pas titullit tim të parë të madh në Neë York, do të isha më i qetë, por ky ishte gabim”, deklaroi Thiem pas ndeshjes.
Dominic Thiem luftoi numrin një të në botë Novak Gjokoviq për të arritur në ndeshjen e së dielës për titullin në finale e ATP-së.