Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago mund të mos paraqitet në finalen e Championsit

Skuadra e Liverpoolit ka gjasa të mëdha që të jetë pa mesfushorin Thiago Alcantara në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Thiago ka dëmtuar nyjën e këmbës në ndeshjen e fundit kampionale kundër Wolverhamptonit, të cilën Liverpooli e fitoi me rezultatin 3:1.

“Daily Star” ka raportuar se Thiago të hënën ka nisur rikuperimin dhe mbetet të shihet nëse do të jetë në gjendje të paraqitet në finale.

Finalja e Championsit ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit do të zhvillohet të shtunën në “Stade de France” në Paris. Mesfushori 31-vjeçar këtë edicion ka qenë një prej lojtarëve kyç të Liverpoolit, ku në 38 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.

Artikuj të ngjashëm