Mesfushori Thiago Alcantara pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit aktual, ka bërë të ditur “Daily Mail” të martën.
Bëhet e ditur se spanjolli nuk bën pjesë në planet e klubit dhe për këtë arsye do të shitet këtë verë.
Ai ka pasur vazhdimisht telashe me lëndimet, ndërsa këtë sezon ka vetëm 26 paraqitje dhe 1 asistim në të gjitha ndeshjet. Për ta lënë të lirë 32-vjeçarin, Liverpooli po kërkon të paktën 20 milionë euro duke pasur parasysh se Thiago ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2020, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Bayern Munichu e Barcelona.
Artikuj të ngjashëm