Skuadra e Juventusit po e monitoron situatën e mesfushorit Thiago Alcantara tek Liverpooli. “Tuttosport” shkruan të enjten se Juventusi po interesohet për mesfushorin spanjoll, i cili do të largohet nga ekipi anglez në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt, Liverpooli e ka nxjerrë në shitje 32-vjeçarin dhe për kartonin e tij po kërkon rreth 10 milionë euro, duke pasur parasysh se Thiago ka kontratë deri në fundtë këtij edicioni.
Thiago këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje për Liverpoolin për shkak se është i lënduar, ndërsa pjesë e ekipit anglez është prej vitit 2020.
Para Liverpoolit, ai ka bërë karrierë edhe te Bayern Munichu e Barcelona.