Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago mes Juventusit e Interit

Thiago Alcantara

Mesfushori Thiago Alcantara sipas të gjitha gjasave, në fund të këtij edicioni do të transferohet në Serie A të Italisë. Mediumet britanike kanë raportuar të mërkurën se Thiago është në negociata me Juventusin dhe Interin, ekipe që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Te dy skuadrat italiane po synojnë transferimin e Thiagos verën e ardhshme, duke pasur parasysh se spanjollit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të edicionit. Në verë, Thiago do të jetë i lirë dhe Juventusi e Interi, tashmë i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin e tretë.

32-vjeçari këtë edicion ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për Liverpoolin për shkak se është i lënduar. Ai është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2020, ndërsa ka luajtur edhe për Bayernin e Barcelonën.