Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Therese Johaug fiton medaljen e parë të artë

Skitarja e disiplinës “cross-country”, Therese Johaug nga Norvegjia, e ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, në skiatlonin 15 kilometra në konkurrencën e femrave.

Johaug luftoi erën dhe temperaturat e ulëta, për ta fituar bindshëm garën. Ajo ndiqej edhe nga tre skitare tjera.

Rusja Natalia Nepryaeva, liderja e Kupës së Botës aktualisht, e fitoi medaljen e argjendtë, derisa Teresa Stadlober e Austrisë, u stolis me medalje të bronztë.

Me të hyrë në finish, Johaug ngriti duart lartë dhe buzëqeshi. Ajo ka 10-të tituj të kampionatit botëror, por asnjëherë nuk kishte fituar medalje të artë individuale në Olimpiadë.