Norvegjia ka përfunduar si shteti më i suksesshëm në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Sportistët norvegjezë kanë fituar 16 medalje të arta, tetë të argjendta e 13 të bronzta.
Gjermania ka dal e dyta me 12 të arta, 10 të argjendta e pesë të bronzta, ndërsa Kina e treta me nëntë të arta, katër të argjendta e dy të bronzta.
SHBA-ja ka përfunduar e katërta në tabelën e medaljeve me tetë medalje të arta, 10 të argjendta e shtatë të bronzta. E pesta ka dal Suedia me tetë të arta, pesë të argjendta e pesë të bronzta.
Në këto Lojërat Olimpike, Kosova u përfaqësua me skitarët Albin Tahiri e Kiana Kryeziu.
Edhe
Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore, Norvegjia e pakonkurrencë
Tahiri rezultatin më të mirë e arriti në kombinim në skijim alpin, duke përfunduar i 15-i nga 17 garues sa e mbaruan garën. Ai la prapa dy skitarë kinezë.
Sot janë mbyllur Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.