Me finalen në hokej mbi akull kanë përfunduar garat në Lojërat Olimpike Dimërore që prej 6 shkurtit e deri të dielën u mbajtën në Milano dhe Cortina të Italisë.
Finalen e fituan hokeistët amerikanë, por SHBA-ja ishte larg që të shpallej më e mira në “Milano Cortina 2026”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe plot 18 medalje të arta, 12 të argjendta e 11 të bronzta, Norvegjia është bindshëm vendi më i suksesshëm në Lojërat Olimpike Dimërore.
Norvegjezët për herë të katërt rresht e kanë fituar numrin më të madh të medaljeve në Lojëra Dimërore. Me 18 të arta kanë vendosur rekord të Lojërave Olimpike Dimërore. Më së shumti të arta kishin katër vjet më parë, 16 gjithsej.
SHBA-ja është vetëm e dyta me 12 të arta, 12 të argjendta e nëntë të bronztë, përkatësisht me 33 medalje gjithsej. Nga dhjetë të arta i fituan Holanda e Italia, ndërsa nga tetë i kishin Gjermania, Franca e Suedia. Zvicra është e teta në renditje me gjashtë të arta, nëntë të argjendta e tetë të bronzta.
Sa i takon disiplinave të skijimit alpin, zviceranët ishin bindshëm më të mirët me katër medalje të arta, tri të argjendta e dy të bronzta. Pasojnë Italia dhe SHBA-ja me nga dy të arta, ndërsa Austria e Brazili e fituan nga një të artë.
Në Milano e Cortina kanë garuar plot 2871 sportistë nga 92 vende të ndryshme.
Morën pjesë edhe Kosova e Shqipëria, që as për së afërmi nuk realizuan synimet. Kiana Kryeziu e përfaqësoi Kosovën në tri disiplina të skijimit alpin, kurse Drin Kokaj në një. Por asnjëra garë e tyre nuk ishte e suksesshme. Ata dolën nga shtegu.
Shqipëria u përfaqësua me katër skitarë. Është shpresuar për medalje nga Lara Colturi, por vendi i dhjetë në sllallom ishte rezultati më i mirë i saj.
Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore mbahen në vitin 2030 në Alpet Franceze.