Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skitarja Johaug fiton garën e gjatë 10 km

Skitarja norvegjeze e disiplinës “cross-country”, Therese Johaug, e fitoi medaljen e artë në skijimin klasik 10 kilometra, në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Ishte medalja e saj e dytë e artë në këto Lojëra. Fitoi edhe në skiatlonin 15 kilometra në konkurrencën e femrave të shtunën.

Johaug, e cila u përball me të ftohtin dhe frymën e madhe, mbërriti në finish me kohën 28 minuta e 6.3 sekonda.

Dy medaljet tjera u siguruan nga garueset finlandeze. Kerttu Niskanen ishte e dyta dhe e fitoi medaljen e argjendtë, kurse Krista Parmakoski, të bronztën.